Dhimbje e shpirtit

03:43 / 25 March 2023

Dhimbje e shpirtit

Sot malli robëron shpirtin në vetmi lotësh
Pluhur harrese bie por jo mbi kujtimin tënd
Fjala ndoshta nuk shihemi më, asaj nate
Përqafimi n’errësirë shpirtin copë ma bën

Pa lamtumirë u ndamë, me lotë të përcolla
Në kortezh funebre lamtumira e loti zu synë
Orë e çast të shoh edhe sot dy dekada pas
Jeton me mua ende plot hare e fytyrqeshur

Por malli gërrynë shpirtin si uji bjeshkën
Më mungon, as në ëndërr nuk shihemi
Sa do doja dhe një herë të vetme të flisja
Nga bota e marrë si atëherë të fshihemi

Një herë n’ëndërr t’pash, nuk flisnim për ty Flisje ti me mua e më ngushëlloje në lotë
N’dhimbjet e shpirtit dergjem e aty mbetem
Athua shihemi prap kur afër teje të tretem

Autor: Islam Morina (mars 2023)