Dimensioni i tetë

23:05 / 13 January 2021

Dimensioni i tetë

Hapa sytë pas një jete
Pashë dimensione e kulturë
Sa pak dimë thash me vete
Nuk u ngopëm ego kurrë

Nuk u ngopëm së shkatërruari
Nektarin që na mbanë në jetë
Vazhdojmë përditë së harruari
Sa dije kemi se dimë as vet

Por po vjen një brez i artë
Që sheh përtej vetës së vet
Me guxim e farë në arë
Janë si orë e nivelit tetë

Autori: Islam Morina (janar 2021)