Do dëgjohet nami im

10:55 / 23 January 2022

Do dëgjohet nami im

(Kushtuar Dëshmorit të Kombit Halil Ukaj)

Më kujtohet kur udhëtonim
Dhe mbrojtje jona ishe ti
E kam të kthjellët sot momentin
Kur nga shkiet na mbrojte ti

Pa t’u dridhur as qerpiku
Mes armikut hyre ti
S’keni punë the me Gazmendin
Gjithë tortura ra mbi ty

Ai ishte vet momenti
Kur ti more zjarr në gji
The armiku nuk njeh tjetër
Përveq pushkës, plumb mbi sy

Nuk u ndale as dorëzove
As atë ditë prilli që binte shi
The ti shkja nuk prek civilët
Për pa ra jo mort mbi ty

Bacë the zanin do ja ndjeshë
Kur të pyetën se ku shkon
Do dëgjohet the nami im
Kur automatiku të gjëmon

Automatikut i dhe zjarr
Mbi barbarë dhe zjarr e hekur
Mbroje popullin si luan
Si legjendë e pa epur

Një predhë gjoksin ta goditi
Duke ndalur hovin tënd
Mbi armiqtë i pa epur
Në gjoks vdekja të zuri vend

Edhe sot jeton mes nesh
Dhe liria të ka në gji
Nuk ka ditë që s’më bjen në mend
Si u flijove për liri

I madh mbetesh sikur ishe
Je liria që peshon rënd
Mbetemi ne shoktë e tu
Kaqurrel i ballit tënd

Autori: Islam Morina (13.04.2019)