Doktori i lirisë
Me buzëqeshje vrisje vdekjen
Plagës i epje prehje e qetësi
Nuk kurseje asnjëherë veten
Doktor që shëron e sjellë liri
Me pak mjete e shumë zemër
Dhimjet trimave ua pakësoje
Xhemajl djali të thonë me emër
Plagët lirisë ti ia shëroje
Liria vinte me shumë dhimbje
Dhe me plagë që sillnin liri
Ty doktor që në istikame vije
Melhem plage për trima ti
S’të harron kurrë as vegjëlia
Që plagë i lidhe e i dhe zëmër
Nga duart e tua shërohej liria
Gjithë Drenica të ka në zemër
Autor: Islam Morina (tetor 2020)