Dy veteranët e UÇK-së po përballen me virusin Covid-19, marrin mbështetje nga shokët

19:53 / 01 December 2020

Kohëve të fundit në vendin tonë e ka kapluar virusi Covid-19, pa kursyer moshë, status apo gjini, shkruan Gazetaria Civile.

Të tillë janë edhe dy veteranët e UÇK-së, Mustafë Selmanaj e Halit Qerimaj nga Gllogjani i Deçanit. Të dy ata po përballen tash e sa ditë të shtrirë në spital me Covid-19. Ata dhanë shumë për luftën çlirimtare, kurse tash po përballen me virusin i cili e ka kapluar vendin tonë dhe tërë botën.

Mirëpo ata po marrin kurajë e përkrahje edhe tash në paqe, njëjtë si dikur në luftë, nga shoqëria e cila beson në karakterin e tyre luftarak e shërimin e tyre të shpejtë.

Çdo çlirimtar i vendit tonë është vlerë e çmueshme, andaj edhe kujdesi për ta nuk duhet kursyer!/Gazetaria Civile/