Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasadorit të OSBE-së William Walker, ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin N’Konak me Islam Morinën, se si serbët tentuan tri herë ta likuidonin ambasadorin Walker gjatë kohës sa shërbente në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka treguar se herën e parë Wlaker u sulmua me snajper derisa po shkonin në Malishevë për bisedime me UÇK-në, të dytën pranë selisë së OSBE-së afër kafeve të vogla dhe herën e tretë derisa ai po udhëtonte me eskortën e tij për Beograd.
“I pari ka ndodhë në vitin 98-të. Ishim duke shkuar në Malishevë na përcillte Njësia Speciale e Ushtrisë, ishte borë ftoftë dhe në hymje në Malishevë, isha me veturë të blindume fati dhe u qa xhami me një plumb do me thënë në afërsi ka qenë një plumb i pushkës së snajperit edhe kaq, ai ka qenë tentimi i parë…. I dyti ka qenë shumë më i vështirë ka qenë para banesës ku banonte ambasadori në janarin e vitit 99-të.
Ishte mëngjes i ftoftë dhe ishte një festë e serbëve dhe kur shkova në mëngjes pararojat ishin aty, shkova në mëngjes ta marr nga banesa dhe i pashë disa vetura që si kam parë kurrë, me regjistrim të Beogradit dhe shumë karakteristike veç me 4 numra, e ndërrova trajektoren dhe u afrova afër veturave sepse ishte një polic zyrtar i cili ishte caktuar për ruajtjen zyrtare kinse aty, edhe duke shikuar tabelat e pashë ishin të ngjyrosura rishtazi do me thënë në mënyrë shumë amatorë ishin bërë. Vazhdoj rrugën kur mbërrij te pararojat të cilët ishin në ndërrimin e natës thonë dikush i ka provoku nga ana tjetër e rrugës, ku janë kafet e vogla sot nga ato ndërtesa dhe i pyes kush? Thotë disa të rinj të mëdhenj të zhvillum na kanë provokuar na kanë sharë etj.
Duke biseduar unë me ta, ata veç dolën dhe për mua ishte e kjartë kjo ishte kjo. Në momentin që ata dolën, nuk i dhashë afat unë e shtina në veturë ambasadorin dhe shkuam në zyre. Në zyre masandej i tregova se kështu ka ndodhur dhe mendoj që është Njësia Speciale e Serbisë, ka provoku dhe mendoj që mund të kemi probleme shumë të mëdha, nuk i thash atentat por mund të kemi shumë probleme të mëdha. Ambasadori Ëalker nuk ka qenë ushtarë kurrë, është politikan i karrierës por është një ndër njerëzit më të vendosur dhe më trim që kam pa ndonjëherë. Për drejtësi kushdo që të është në pyetje, nëse është drejtësia tek ju për ju ka me lobu, për ju ka me luftu, për ju ka me vdekë. Asi është nëse nuk jeni të drejtë as nuk do me nji për ju, asi karakteri është por luftarë deri në fund. E thotë si edhe ja nisë me ecë edhe e ndali edhe i them nuk mundemi me dalë, Jo tha ne kemi me shku te vendi i ngjarjes edhe te shoh kush është ai që m’i kërcënon mua rojet.
Por një kalkulim tejet kirurgjik, politik të një njeriu me shumë eksperiencë në gjithë karrierën e tij dhe u nisëm. Unë në shërbim i kisha Navy Seals të Amerikës të kombinuar me dy pjesëtar të Beretave të Gjelberta, e kisha edhe Njësinë Speciale Groom të Polonisë të cilët edhe sot ndodhen në EULEX me atë arrestimin e famshëm në selinë e UÇK-së që nuk u dike kush janë, këta janë, edhe nisemi në formacion të plotë tek ai polici edhe pyet ambasadori pse s’i ke ndalë ti, pse s’ke shkruar raport, pse s’më ke thirrë? Në atë moment atëherë dalin atë njerëz të maskuar, të armatosur me armë të gjata dhe me bomba dore. Tanë jetën përgatiteni për një moment të caktuar, e keni një sekond, për atë sekond ose shpëtoni ose jo, tash varet sa jeni të vendosur sa jeni të stërvitur, koncentruar apo të humbur, nëse jëni të humbur atëherë e keni humbur edhe jetën. I kam urdhëruar dy shoferët që të vijën pas nesh shumë ngadalë dhe derën e pasme ta kenë pakëz çelë se e dija që mund të ndohë incidenti.
Në momentin kur janë afru, atëherë kolegu im nga SHBA-të Lens Johnson ka reagu i pari se ka qenë i pari në ballafaqim me ta, unë kam qenë mbas ambasadorit si shef i sigurimit të tij dhe në momentin e parë nuk e kam pa se çka ka në dorë ai afër tij por ai kishte revolën dhe bombën e dorës duke e aktivizu edhe në momentin kur ka dashtë me aktivizu fillon evakuimi, futet në veturë ikja e tjera, largimi në një lokacion tjetër do me thanë kjo ka nodhë në milisekonda. Rasti i tretë në rrugë për Beograd në bisedime me Millosheviqin. Ajo mënyrë e veprimit në kriminalistikë quhet vrasje moderne do të thotë kanë ndërhy me veturë në formacionin tonë për ta rrokullisë por për fat shoferët janë koordinu shumë mirë, i kam urdhëruar aq sa kam mujtë në ato sekonda dhe i kemi ikë dhe janë zdepë e kanë pa që kanë huqë kanë mbetë mbrapa edhe shkoi”, ka rrëfyer për ngjarjet dramatike, Agim Musliu në emisionin N’Konak me Islam Morinën./Gazeta Infokus/