Fehmi Llladrovci: Anjë civil s’është vrarë nga UÇK-ja

17:23 / 17 November 2020

Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruaj historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i rekomandon ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit 1998.

Intervista është mbi 7 minuta dhe dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim!

“Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta” u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC’së, Vaughan Smith në vitin 1998.