Fëmiu jetim

00:13 / 20 August 2021

Fëmiu jetim

Rritur skutave të jetës
Pa askënd në vetmi
I uritur, kujdestar i vetës
Mbi kokë qiellin, filiz i ri

Zbathur e zhveshur je
Kur binte borë a shi
Mjerim mbi sofër ke
Për ushqim, shpresë e liri

Duart e vrara, këmbët mbëdhirë
Ecën rrugës kokëulur, pa krenari
Zhelet e mjerimit, flamur i ngrirë
Shtëpitë plotë njerëz, ti në vetmi

Goditur me plumbin, “Zoti të dhashtë ty”
Zemërshpuar nga fjala e pa kuptim
Pa plang e buk, por me shpirtbardhësi
Sprovë për njerëzimin, fëmijë jetim

Autor: Islam Morina (shtator 2020)