Flisni mos ndalni

22:00 / 20 September 2021

Flisni mos ndalni

Ju që bytha u vlente më shumë se vatani
Sot britni, çirruni, fëlliqni edhe shani
Kur huta kriste, bira e miut ishte 500 çese
Sot vrerë nxirrni, të keqes i thoni lepe peqe

Shfryni, se tash më lehtë e kini me vëllanë
Po kujdes se hasmi u sjellë prap belanë
Rri ne çeli burgu unë, nga llaf i juaji i rënd
S’ka gjë nëse nuk vrava pa faj unë askënd

Por mos harroni, se si dikur njat bythë keni
Po krisi dyfeku, ikni, në birë të miut veni
E unë prap pushkën në sup e faqe do ta vë
Se vatanë shkletur e n’robëri nuk mund ta lë

Po marre e faqe e zezë mbi ju do bjerë
Ju palaço, shpirt kalbur, ju të mjerë
Flisni e akuzoni, me liri të fjalës abuzoni
Pushkën bytha s’jua mba, shpifjen zotëroni

Autor Islam Morina (shtator 2021)