Fol njëherë komandant

10:30 / 14 December 2022

Fol njëherë komandant

Pse më rri i heshtur Komandant, pse buzëqeshja tu vyshk nëpër vite?

Athua vallë si të dukemi sot kur na sheh nga altari?

A jemi bërë ne, ata që ti kurr s’i deshe?

Athua gjaku yt nuk do të na lërë të vdesim, apo kemi vdekur së gjalli tashmë.

Fol Komandant fol, fol se gjoksi po më qahet e pushka më vajton atje mbi oxhakun e babës plak.

Vajton e rënkon që u bëmë si ata që të urryen, si ata që nuk rreshtën së vrari Shqipërinë.

Fol Komandant dhe njëherë, fol të paktën në ëndërr më fol, fol e jepi drejtim zemërimit tënd, zemërimit tim.

Autor: Islam Morina (14 dhjetor 2014)