Foto e rrallë: Hamëz Jashari në udhëheqje të pajtimit të gjaqeve në Drenicë

15:52 / 15 June 2021

Një foto e publikuar nga kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, tregon për kontributin e vazhdueshëm patriotik të familjes Jashari, në unifikim e bashkim të popullit në kauzën e drejtë të lirisë.

Në foton e rrallë të publikuar nga Bekim Jashari, shihet Hamëz Jashari teksa po udhëhiqte pajtimin e gjaqeve në Drenicë në vitin 1990, pikërisht në vendin ku sot pushojnë trupat e Jasharëve të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Atë ditë Drenica në mënyrë unike i kishte dhënë mbështetjen e fuqishme Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve të udhëhequr nga plaku i urtë e i mençur Anton Çeta, me ç[rast ishin falur mbi 40 gjaqe e ngatërresa të kësaj treve.