Gëzuar 28 nëntorin e lavdisë shqiptare!

23:21 / 27 November 2020

Sot kushdo që e ndjenë veten shqiptar ka festë, festën më të madhe që një shqiptar mund ta ketë. Në këtë datë ngërthehen shumë ngjarje, shumë sakrifica e emocione të përziera gëzimi e dhimbje.

Shumë nga ata që sakrifikuan shumëçka e gjithçka për lirinë e vegjëlisë, sot kur festojmë të lirë nuk janë në mesin tonë fizikisht, por nga lart ata i bëjnë roje mëmëdheut e lirisë së tij. Sot më shumë se çdo herë tjetër, duhet t’i kujtojmë dëshmorët, heronjtë tanë që u flijuan për ne, vunë gjakun e tyre në themelet e lirisë, skuqën flamurin kuq e zi.

Sot, secili shqiptar, e ka për obligim moral që të nderojë armët e Shqipërisë, të nderoi gjakun e derdhur për liri, duke e shënuar këtë datë si festën më të madhe të tij.

Të gjithë të rënëve për lirinë e mëmëdheut, u qoftë e lehtë mbi varr lëndina!

Gëzuar 28 nëntorin e lavdisë shqiptare!