Gëzuar datëlindjen komandant Tahir Sinani!

07:00 / 25 May 2021

Sot e ka datëlindjen Dëshmori i Kombit, Komandant Tahir Sinani nga Tropja. Ata që kanë rënë për lirinë e mëmëdheut kanë vetëm datëlindje dhe rilindje në altarin e lirisë, i tillë ishte edhe Tahir Sinani nga Tropoja.

Ai nuk u kursye kurrë së punuari e luftuari për lirinë e vegjëlisë së kësaj toke.

Tahir Sinani, oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë, më vonë komandant në tri luftërat tona çlirimtare, u lind më 25 maj të vitit 1964 në Gri të Tropojës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin, Bajram Curr.

Me të mbaruar të shkollimit të mesëm, u regjistrua në shkollën ushtarake, në Zall- Herr, një qendër stërvitore në veri të Tiranës, në drejtimin e Mbrojtjes nga Armët Kimike dhe Biologjike. Pas përfundimit të vitit të parë, në shkresën e tij përcjellëse për në vitin tjetër shkruante:

“Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët”. Kështu Tahir Sinani shumë shpejt arrinë të bëhet mjeshtër i përsosur i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve.

Në vitin 1986, me sukses të lartë, mbaron studimet ushtarake dhe menjëherë emërohet instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit të Bajram Currit. Duke u bazuar në talentin dhe aftësitë e tij, e emërohet Shef i Sektorit për Intervenime të Shpejta. Me rastin e ristrukturimit të Armatës së Shqipërisë, Tahir Sinani ashtu si mijëra oficerë mbeti jashtë uniformës.

Por Tahir Sinani, nuk do i qonte dëm aftësitë e tija të fituara si ushtarak. Ai mori pjesë aktive në tri lufta të shqiptarëve, në Kosovë, Preshevë e Maqedoni, ku edhe ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Ra që të mbetet përherë i ri, ra që vegjëlia të rrojë e lirë e me nderë në trojet stërgjyshore.

I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!

Gëzuar datëlinjen Komandant!