Gjakun mos ma ndyjë
Me gjak lava shkrepat, ty të të sillja liri
Varr vëllaut i bëra shkrepave në Shqipëri
Nuk ndala as kur trupi më kullonte gjak
Për ty sakrifica, e vdekja më dukej pak
Sot mos shajë, gjakun mos ma pështyj
Jam gjaku që ti s’e derdhe, jam ytja liri
Unë dhe sot hesht, se kaq ti di e flet
Jam sërish gati, e ti, ti je sërish po ai vet
Autor: Islam Morina (shtator 2022)