Halli i shqiptarit

21:42 / 06 December 2022

Halli i shqiptarit

Tre plëngprishës morën dhenë,
Një qen plak, një këlysh e tjetri hienë
Dogjën thyen e sakatuan
Masakruan tërë kopenë

Nuk lanë gjë pa zhvlerësuar
As të nderçëm pa zhubruar
Vranë e prenë në tërë dhenë
Shqyen ogiçin e tërë kopenë

Kur kopeja u mbarua
Kthyen hanin mish e thua
Donin t’hanin njëri-tjetrin
Donin për vete gjithë pushtetin

Ikni tutje shqyeni e shani
Njëri-tjetrin yshtni hani
Një qen plak dhe një këlysh
Gjithë kopenë e ndanë në dysh

Hienës vendi jo s’i zihet
Rri në kodër e zgërdhihet
Mbase hanë thotë njëri-tjetrin
Mua m’ngelet fron i mbretit

Kështu do vejë ky hall shqiptari
Si karvan që i prinë gomari
Djeg e shqyej fëlliqësirat
Maskarenjtë dhe ndyrësirat

Autor: Islam Morina (Gusht, 2022)