Heshtja vret

13:30 / 26 June 2022

Heshtja vret

Heshtja flet pa fjalë, vret pa shkrepje, pa zjarr
Kur heshtja vret, dëgjohet larg e fort
Dëgjohet si gjëmë nga vet moti
Shkund si kur vret rrufeja, veç pa zë

Falja s’ka vend se tash ka kaluar kohë
Jetojmë me kumbimin e heshtjes në vesh
Dikur e diku dikush u vra, u lëndua me moh
Plaga e heshtjes rrjedh, pikon e nuk rresht

Ka plagë që koha i shëron, heshtjen jo
Ka zëra që veç kur bërtasin i dëgjon
Ca britma zemra s’i ndjenë, heshtjen po
Klithma e shpirtit, e vetmja në heshtje rënkon

Autor: Islam Morina (qershor 2022)