I biri i heroit Hamëz Jashari, Bekimi ka publikuar një foto ku shihet me portretin e babait të tij në duar dhe një mesazh domethënës dhe emocional.
Nëpërmjet fotografisë ai i është drejtuar të atit Hamzës, duke shkruar se asnjëherë nuk do ta lëshojë udhën e tij dhe të xhaxhait të tij Ademit.
“Gjithmonë hapave të tu babush!
Asnjëherë nuk do t’a lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.