I biri i Hamzës: Asnjëherë nuk do t’a lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem

19:42 / 25 December 2020

I biri i heroit Hamëz Jashari, Bekimi ka publikuar një foto ku shihet me portretin e babait të tij në duar dhe një mesazh domethënës dhe emocional.

Nëpërmjet fotografisë ai i është drejtuar të atit Hamzës, duke shkruar se asnjëherë nuk do ta lëshojë udhën e tij dhe të xhaxhait të tij Ademit.

“Gjithmonë hapave të tu babush!
Asnjëherë nuk do t’a lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.