I heshtur si jeta
(Balit Isuf)
Te varri yt erdha, i heshtur ishe ti
Ishe si vet jeta jote, e mbushur me tregime
U mundova ta zbërthej engimen, që të shkëlqente në sy
Nga toka me vesë me fole, më the kerkoje tek vetja enigmen time
Po flisja me ty nën hijen e dardhës, që tash e ke shtëpi
U çmalla me tregimet e tua, njëjtë si ditën kur m’i thoje pranë oxhakut ti.
Llaf pas llafi mbetëm, deri në mbrëmje vonë
Harrova se ke vdekur , e nuk je në mesin tonë
Autor: Islam Morina (30 prill 2014)