I nderçmi e llumi
Ndero tjetrin se gjesti yt vlerë e peshë mba
Edhe në tjetri është i pavlerë, e pa nderë
Ke treguar veten, ty asgjë bërë s’të ka
Ti vazhdo të mbetesh i pastër, e i vlerë
Kur duart me baltë përlyhen, e zhglyhen
S’është e thënë dhe zemrën ta ndysh
Uji pastron duart që fëlliqen e ndyhen
Zemra jote nuk meriton ta ndrysh
Llumi le të mbetet llum, por ti mos u nga
Ti vazhdo rrugën tënde, ndero e bëju dhe urë
Për një zemër të pastër bota Eliksir gjithë ka
Mielli e balta në një enë nuk vihen kurrë
Autor: Islam Morina (Tetor 2012)