Ismet Asllani – Heroi dhe Humanisti që dha gjithçka për kombin

14:50 / 23 March 2021

Janë bërë 22 vjet nga rënia në altarin e lirisë të Heroit dhe Humanistit Ismet Asllani nga Prapashtica.

Ismet Asllani është njëri nga ata veprimtarë që nuk kurseu asgjë nga pasuria dhe vetja për kombin dhe mëmëdhënë. Është e njohur gjerësisht bujaria e tij gjatë viteve të ’90-ta, kur shqiptarët u përjashtuan nga puna, akti i tij human ku të gjithë ata që ishin në nevojë i furnizonte me miell nga mulliri i tij “Prapashtica” që ndodhej në Kijevë të Malishevës.

Në ditët kur filloi lufta Ismet Asllani, la gjithçka dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë lluksin dhe duke vënë pasurinë e tij dhe të familjes në shërbim të luftës çlirimtare. Ai ishte komandant i Brigadës 153 të UÇK-së.

Ismet Asllani ra heroikisht në luftë me okupatorin serb më 23 mars 1999. Më pas u martirizuan edhe dy vëllezërit e tij, Muharremi dhe Nazimi më 19 prill 1999. Edhe dy djemtë e mitur të Ismetit, Albani dhe Valoni si dhe bashkëshortja dhe familjarët tjerë të Ismetit u shquan në luftime dhe në ndihmesën logjistike që ia dhanë UÇK-së dhe refugjatëve.

Pusho i qetë Hero Ismet Asllani!

E paq të lehtë mbi varr lëndinën!