Janë bërë 24 vjet nga dita kur Adrian Krsanqi, ra në altarin e lirisë, duke u përjetësuar në rrezedritën e lirisë së mëmëdheut.
Adriani ishte një ndër ushtarët e parë të Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës. Pushka e tij jehoi në shumë aksione çlirimtare, duke u bërë kështu tmerr i armikut e shpresë për vegjëlinë e vatanit të vuajtur e robëruar.
Rënia e tij ditën e 16 tetorit 1997, tek sa po kryente aksion me shokët mbi stacionin famëkeq policor të Kliçinës që po terrorizonte tash e sa kohë banprët e asaj ane, ia bëri të qartë armikut, se shqiptarit nuk i dhimbset jeta, e as gjëja, kur është në pyetje liria e mëmëdheut, e çlirimi i trojeve stërgjyshore.
Rënia e Adriant u bë kushtrim për vegjëlinë, e cila iu bashkua idealit të tij dhe kauzës së shenjtë për liri e dinjitet të kombit e vegjëlisë.
Falë trimave si Adrian Krasniqi, sot vegjëlia frymon lirshëm në trojet e veta, pa frikë e terror dhe rritë brezat e rinjë.
Adrian Krasniqi e paq të lehtë mbi varr lëndinën!