Jasharët e Prekazit
Kur të fryjë murlan acarë
Tym baroti në tokë të bjerë
Ndihen në kullë këngëtarë
Aromë lirie pushka u sjellë
Tokë e ftohtë i mbanë në gji
Një legjendë e një pishtar
Flturuan mbi Shqipëri
Në Prekaz ata janë gjallë
Trupi u rri n’lëndinë përbri
Kënga u ndihet në atë kullë
Nuri u ndritë mbi Shqipëri
Vegjëlia s’i harron kurrë
Sa herë ndihet pushkë e trimave,
në Prekaz a në kufi
Vjen i qeshur legjendari,
nga Shqipëria sjellë liri
Autor: Islam Morina (janar 2021)
Ky tekst është shëndrruar në këngë nga rapsodi Arben Kryeziu