Jetë pa ty

01:27 / 03 September 2021

Jetë pa ty

Unë jam vetëm e s’të kam ty
Si një pikë loti që rrjedhë në faqe
Ku je sonte unë nuk e di
Pse s’më vjen si një zanë nate

Kur të shoh e nuk më flet
Shpirti thyhet e ha vetmi
Zemra ime mbeti vetë
Po si s’të them të dua ty

Vjen ngadal e më përshëndetë
Dhe kur ikën as s’më shikon
Po si njëherë s’të fola vetë
Të them se zemra për ty rron

Puthjen tënde ëndërroj
Dhe një jetë bashkë me ty
Mbrëmjeve vonë ku ty t’këndoj
Sorkadhe e embël moj dashuri

Autor: Islam Morina (Dhjetor 2002)