Jeto i dlirë

19:02 / 12 August 2021

Jeto i dlirë

O njeri i mirë ti e falëndero perëndinë
Se ai të fali botën, ashtu dhe gjithësinë
Të dha sy e veshë, për të parë e dëgjuar
Vetëm atij duhet, përulur e gjunjëzuar

Se mirësinë e të ligën, për ty i krijoi
E keqja njerinë, si t’jetë i mirë ta mësoi
Fali begatinë e me skamjen e sprovoi
I pastër të jetë, n’botën tjetër kur t’shkoi

Dita dhe nata, shenjë janë nga ai
Botë e përtejme, është bardh edhe zi
Bardh kur këtu lë, fjalën e mirësinë
Zi kur në jetë lë, turpin e marrëzinë

Andaj o njeri i mirë, perëndinë falëndero
Me shembullin e tij t’mirë, jetën e qo
Vjen një ditë e fundit e ikim nga kjo botë
Nga dheu u krijuam, kthehemi prap në tokë

Në pëjetësi vemi, pa marrë gjë me vete
Pasuria dhe veprat i ngelen kësaj jete
Marrim me vete, veç fjalën e mirë
Jeto me nderë, bëj jetën e dlirë

Autori: Islam Morina (gusht 2017)