Ka ndërruar jetë ish luftari i UÇK-së, Sefedin Zogaj

19:02 / 23 November 2020

Sot është ndarë nga jeta çlirimtari Sefedin Zogaj, ish ushtar i “Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova”.

Sefa siç e thërrisnin bashkëluftarët e tij ishte një burrë trim e me besë. Ishte nga ata burra që nuk ipej e as nuk shitej, por si një bir i shqipes i vihej në ballë kombit kur e kërkonte koha dhe momenti.

Sefa do të kujdesej për shokët e rënë në luftë dhe personalisht do t’i rivarroste ata sapo rrezja e lirisë u ra trojeve arbërore.

Ai do të mbetet përjetësisht luftuari i lirisë që nuk kurseu asgjë nga vetja për mëmëdhenë dhe lirinë e vegjëlisë.

I qoftë e lehtë mbi Varr lëndina!