Ka ndërruar jetë mësuesi çlirimtar Bedri Gashi

17:52 / 09 December 2020

Sot ka ndërruar jetë mësuesi dhe luftëtari çlirimtar, Bedri Gashi, nga fshati Sferrkë, e komunës së Klinës.

Mësuesi Bedri asnjëherë nuk rreshti së edukuari breza të tërë në frymën patriotike dhe të atdhedashurisë. Ai nuk kurseu asgjë nga vetja e tij dhe nuk u lodh kurrë së ligjëruari se si duhet atdheu dhe si duhet sakrifikuar e luftuar për çlirimin e tij nga pushtuesi.

Ai u bë vet shembulli më i mirë për nxënësit e tij, duke u rreshtuar krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në çlirimin e plotë të saj.

I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!