Kjo është arsyeja pse shqiptarët e Kosovës i shihnin si çlirimtarë nazi-fashistët

11:41 / 19 November 2022

Kur nazi-fashistët pushtuan Kosovën, ata u panë dhe pritën si çlirimtarë. Kjo kishte ndodhur për një arsye tejet të rëndësishme historike, ngase Kosova tashmë kishte 24 vite e pushtuar nga serbët të cilët e mbanin vendin nën një diktat të rënd e dhunë të vazhdueshme fizike e kulturore, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka treguar në emisionin N’Konak, gazetari dhe shkrimtari 86 vjeçar, Shaip Grabovci, i cili ka përjetuar dy luftra, atë të Luftës së Dytë Botërore dhe luftën e fundit në Kosovë, atë të vitit 1999-të.

Grabovci N’Konak me Islam Morinën, prodhim i Gazetës Infokus ka thënë se kështu është kur nga sgjë dikush të jep pak, duke treguar se gjatë pushtimit nazi-fashist Kosova dhe shqiptarët po frymonin pak më lirshëm, ku ishin lejuar shkollat dhe përdorimi i gjuhës amtare.

“Lufta e dytë botërore ka qenë një konglomerat, një përzierje e cila u takon më shumë historianëve ta shpjegojnë. Te ne shqiptarët e kishim një çështje të veçantë ishim të shtypur 24 vjet prej Serbisë dhe kur ka hy ushtri gjermane, ushtria italiane në fillim mandej ajo gjermane, shqiptarët i kanë pritë si çlirimtarë, jo se ishim për okupatorin, por se ishim me shpëtu prej një shtypje barbare e cila nuk e ka leju as shkollën as të flitet gjuha shqipe. Gjuhën shqipe ka pasur të drejtë ta flasësh në shtëpi, përjashta jo. As nuk ka pasur të drejtë të mendohet se guxon ta flasësh, prandaj kur dikush ta jep një copë të vogël në krahasim me atë që s’e ke pasur neve na u ka dukur e madhe”, ka thënë gazetari dhe shkrimtari Shaip Grabovci./Gazeta Infokus/

Video e shkëputur nga emisioni:

Emisioni i plotë: