Ish Komandanti i Njësisë Cobra të UÇK-së, në kuadër të Brigadës Agim Ramadani, në emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka akuzuar disa zëvendës komandantë të Koshares, duke thënë se ata kanë qëndruar në vijat e dyta apo nëpër biruca, kurse tash dalin e shesin mend se janë bërë luftimet në Koshare, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka përmendur një shembull se si një çantë që vet Vllasi ia kishte marrë komandantit serb kur kishin pushtuar kazermën e Koshares dhe ia kishte dhuruar Sali Çekajt, ata zëvendës komandantë duke mos i veçuar me emër, pas luftë e kanë proklamuar se kinse ia kanë marrë komandantit serb. Vllasi ka thënë se një komandant dhe një i afërm i tij i kanë marrë gjërat personale të Sali Çekajt më 21 prill 1999 dhe se nuk dihet se ku i kanë dërguar, duke treguar se bëhet fjalë për dy lapropë, njërin të cilin Sali Çekaj e mbante në vinë e parë të froniti e që e mbushte vazhdimisht me bateri dhe tjetrin që e mbante në vinë e dytë në bunkerin e tij./Gazeta Infokus/
Emisioni i plotë: