Kujtimet

11:12 / 13 August 2021

Kujtimet

Mes kujtimesh të gjeta sot
Strukur si zogu nga shiu
Vetmuar mes fotosh
Si s’të kam unë i ziu

M’u kujtuan çastet
Dhe orët bashkë me ty
Shiu kur rrëmbyeshëm
Na lagu ne të dy

M’u kujtua dhe dita
Prej kur më nuk u pamë
Shpirtat tanë të njomë
Si gjeth vjeshte ranë

Tash kujtimi ma heqë mallin
Se nuk të takoj e shoh sot
Mes kujtimesh të ëmbla
Zemra e thyer s’të harron dot

Autor: Islam Morina (korrik 2021)