Kujtimet na mbajnë bashkë

21:52 / 21 March 2023

Kujtimet na mbajnë bashkë

Koha ndalon vrapin e zhurma bën qetësi
Shpirti nis udhëtim në të shkuarën me ty
Gëzimi e hidhërimi bëhen një me shpirtin
Akrepat e orës ngrijnë, ndalin udhëtimin

Të shkuarën jetoi dhe një herë tek çmallem
Mbi copëza jete udhëtoi, herë-herë ndalem
Gëzim e hëdhirim nuk peshojnë si atëherë
Malli gërryen shpirin më shumë se çdoherë

Shijoi prehrin, ledhatimin e dorës sate
Shijoi rrëfimin e jetës në tinguj nate
Ulur te minderi ku prisje ti çdoherë
Prisje kthimin tim pranverë e verë

Në çast koha fillon ecjen, shoh ti nuk je sot
Sa do doja që koha të ndalet për jetë e mot
Të jetoja në të shkuarën pranë nurit tat
Mëngjesin e mbrëmjen ta prisnim prap

Kur koha shpejton e dita nxiton me vrap
Kujtimet ndalin kohën, na bëjnë bashkë

Autor: Islam Morina (mars 2023)