Me të rënë kushtrimi për liri dëshmori i kombit Ilir Soba nga Gjakova, iu bashkua në armë çlirimtarëve që luftonin për lirinë e mëmëdheut.
Ai vinte nga një familje intelektuale nga Gjakova dhe kjo kishte bërë që qysh nga fëmijëria Iliri të edukohej në frymën mëmëdhetare e patriotike, se çlirim pa luftë e gjak të pastër shqiptari nuk ka.
Idealet e tij për liri e bashkim i kishte shfaqur qysh në fëmijërinë e tij të hershme kur si nxënës kishte vizatuar hartën e trojeve etnike, shkas ky që ai të shpallej s ii rebeluar nga mësuesja e tij e asaj kohe.
Lufta do ta gjente Ilirin si student, nga ku u largua për ta veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 25 maj 1998 në Zonën e Dukagjinit. Ai njihej s ii pari gjakovar i radhitur në radhët e UÇK-së.
Iliri bie në fushë të nderit më 18 tetor 1998, në betejën e Kralanit, ku e fuqishëm jehuan armët e bijve dhe bijave të Shqipërisë. Aty ku toka u la me gjakun e Ilirit, e liria zuri fill me një lulëkuqe gjaku që mbinë si flamur lirie çdo pranverë.
I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!