Kur balli takon dhenë

10:12 / 20 January 2022

Kur balli takon dhenë

Zoti ballin ma fali e nuk e merr dot kush
Nuk e mori i kamuri, dilingjiu a vasali
Syrin tim veç kokrra e dheut e mbush
Nurin ma ndezë veç nderi, e jo malli

Nuk blihem a shitem, as matem me flori
Jam një njeri i tokës, për të i marrosur
Hije më bën aureolë e nderit mbi kry
S’më blenë rubinët as diamant i përsosur

Jetoi si gjyshi e baba nga djersa e ballit
Ama kur të vdes e shuhem një ditë
Pëlhurë e qefinit të mi bjerë ballit
E me dheun fytyra të takohet atë vit

Pastër do më gjej, pa njollë, pa marre a marrëzi
Do të takohet dheu me pluhurin, krijuar nga ai
Do lë vatrën pa njollosur si shqipja folenë për mot
Fëlliqësirë s’mund të më quajnë, as atëherë as sot

Eshtrat kur t’më kalben e treten aty ku zunë fill
Në mos u kujtofsha për gjë, vepër a fjalë të mirë
Do tretem i qetë aty ku takoj, do mbetem i këtillë
S’do kujtohem si ai që mbi trupat e tjerëve, diç ka arrirë

Kur balli takon dhen, do jem tretur e harruar
Jo se nuk bëra gjë, por se me nderë kam jetuar

Autor: Islam Morina (Janar 2022)