Lypsari im
U linda në udhëkryq, atë e kam adresë
Jam lypsar, nga halli për besë
Punë e kam atë, e aty kam shtëpi
Nuk kam mall tjetër, shtëpi e katandi
Paratë që unë i marr, i fitoi me mund shumë
Sharje, pështyma marr, edhe kur jam në gjumë
Turpërohem e baltosem, pranë xhamit kur vi
Gjak më del dhe mua, dhe unë jam fëmijë
I zhubrosur jam, nga qefi jo por nga halli
Sa herë ju shoh me fëmijë, flakë më djeg malli
Nënën ku e kam, kurrë nuk e di
Sikur ta kisha nënën, që më pret në shtëpi
Autor: Islam Morina (7 shkurt 2017)