Ma bëni varrin
Ma bëni varrin nën qiellin yje plotë
Të më harrojnë të gjithë veç teje
Se isha në këtë të damkosur botë
Askush s’u kujtua të jetë afër meje
Vetëm ti më rrije afër në t’mirë e të keq
Kur të gjithë ma kthenin shpinën e iknin
Botë mizore kur vënte e shkonte për dreq
Ti më ishe aty dhe pse t’mirat të prisnin
Ma bëni varrin te lisi plak i thatë
Varrin ma bëni në atë buzë mali
Sa pak miq n’këtë jetë kishe o i ngratë
Si epitaf ma shkruani në at’ gurë varri
Mos më kujtoni askush, as zi mos mbani
Asnjë lot askush që një fjalë s’ma tha
Si kur isha në jetë vazhdoni e më shani
Për mua që u lirova nga bota, zi jo nuk ka
Nëse doni të më kujtoni mua varr zinë
Natën yje plotë më eni te varri buzë mali
Mos m’sillni lule, ma kujtoni mirësinë
Ndër dhëmbë ju pranoni, i mirë qe ky djali
Ma bëni varrin nën lisin plak të thatë
Natës i tregoni këtu prehet një i ngratë
Autori: Islam Morina ( 1 qershor 2021)