Kanë kaluar plotë 23 vjet nga dita kur barbarisht u sulmua familja Jashari nga Prekazi i Drenicës! Ajo ditë zgjoi ndërgjegjen kombëtare duke u shndërruar në kushtrimin më të madh kombëtar, e duke ia ndërruar kahjen historisë së Kosovës dhe shqiptarëve.
Shaban, Hamëz e Adem Jashari me rezistencën e tyre të pashoqe dhe sakrificën madhore bënë që mijëra shqiptarë të vihen në shërbim të luftës e çlirimit të vendit.
Sot kur shënohet 23 vjetori i fillimit të betejës heroike të Jasharëve, Kosova frymon lirshëm e në kullat e Prekazit dhe tërë Kosovës valëvitet i lirë flamuri i vegjëlisë.
Përjetë mirënjohës Adem Jasharit dhe familjes Jashari, përjetë mirënjohës luftës çlirimtare!
U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!