Maska

22:39 / 18 July 2022

Maska

Fytyrës maskë para vënë i ke
Flet e shet moral ngado ku vëte
Se di se fyryrën zbuluar ta lë
Maska që vure, fytyrë të mbetet

Dhe veten gënjen edhe pse e di
Se maska që fytyrës ia vure dje
Të është bërë identiteti yt i ri
Lakuriq ti e sekreti, marionetë je

Maska s’e mbron shpirtin e zi katran
As lakuriqësi, laviritet të karakterit
Mjer ti që maskë para tjerëve mban
Shet shpirtin, fytyrën, “rija” i dhe vetit

Hiq maskën o njeri, Zoti pa të falur t’ka
Mbaj pastër ballin çmoje at’ nurin tat
Karakteri për rrënjës sate fort të mba
Maska t’vret ty, e jo të tjerët o i ngratë

Bëhu i mirë, pa maskë jeto në jetë
Se kur dita vjen e shkon atje përtej
Për dy gjëra ëngjulli i vdekjes t’vetë
A ishe i mirë dhe a kishe ti identitet

Autor: Islam Morina (Korrik 2022)