Maturantja ime
Katër vite shoqja ime
Ty të dua s’të thash dot
Zemra mban shumë kujtime
Lamtumirë po themi sot
Kur të putha ty në faqe
Buza preku vetëm lot
Lamtumirë moj shoqe klase
Si s’të thash të dua sot
Katër vite shpejt kaluan
Syri im s’u ngi me ty
Ndjenjat kurr nuk shterruan
Si s’të pata dashuri
Ndoshta kurr s’do ta kuptosh
Se t’kisha të vetmën simpati
Mbase nesër do t’më harrosh
Sot po ndahemi përgjithnji
Kurr s’do reshti ty të dua
Dhe kur jeta na largon
Simpati mbetesh për mua
Der’ sa dheu t’më mbulon
Lamtumirë maturantja ime
Pikë në zemër më ke mbetë
Qofsh me fat e veç gëzime
U takofshim në tjetrën jetë
Autori: Islam Morina (05.06.2020)