Më vranë moj nënë, më vranë

14:33 / 21 April 2018

Më vranë moj nënë, më vranë

Më qani ju o nana
Vajtoni dhe ju bija
Sot ne shesh hapur
Më vrau shqip tradhëtia

Me dy plumba në shpinë
Më vrau dorë shqiptari
Me plumba armiku
Më vrau tadhëtari

Vajto shtëpi e vjetër
Dhe ti moj nënë e shkretë
Nga sot nuk jam i gjallë
Nuk do jem në jetë

Plumb i armikut t’më vriste
Kurr merak s’më mbetej
Gjak i derdhur sheshit
Kurr s’do kish tretur

Më vranë moj nënë, më vranë
Shqip fliste tradhëtia
Nuk më lanë të gjallë
Kështu vritet liria

Më kujtoni si më vranë
Kur të vijë rreze e lirisë
Lule më vini në shesh
Mos u ipni forcë, bijëve të tradhëtisë

(Islam Morina, 21.04.2018, dedikuar Ilir Konushevcit. I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!)