Mëkati im

14:14 / 14 August 2021

Mëkati im

Kisha dashtë me ditë, athua ku je
A je si atëherë, kur zemrën ma fale
Ti mëkati im më i madh mbi dhe
Je shpirt i bardhë, a zanë në male

Një ditë kur ëngjulli i vdekjes të më marr
Në flakët përcëlluese të ferrit kur kaloi
Do ta di se mëkatova, jetën ta bëra varr
Do më heshtë shpirti, kur ty të kujtoi

Sikur ta dija jetën në je duke e shijuar
A je e lumtur, gjetur në ke sërish dashuri
Sikur ta dija sot, këto vite si i ke kaluar
Shpirti i trazuar mbase gjen pak qetësi

Sikur të shihja, falje t’kërkoi me përgjërim
Për lotët e derdhur e trishtimin në fytyrë
Puthjen, lotët, fjalën do të dua shpirti im
Shpirtin e vrarë, ndarjen pa një lamtumirë

Më fal, më fal për kohën që më prite
Ma fal ofshamën e çastit kur të lash
Falma trishtimin në sytë e tu asaj dite
Më fal të lutem që lamtumirë s’të thash

Vitet kanë kaluar, ku je nuk e di
Jetën ta vodha, vrava e helmova
Orët tona bashkë a i kujton dhe ti
Se ndjenjat që mi fale nuk i harrova

Autor: Islam Morina (Maj 2021)