Mesazh për njerëzinë

16:23 / 22 August 2022

Mesazh për njerëzinë

Vet erdhëm në jetë, vet një ditë shkojmë
Vetëm fjalët mbesin, si do t’na kujtojnë
Mos e lut Zotin ti, kur punë të liga bën
Hakun ndaj njeriut Zoti s’e ndërmjetëson

Njërit fjalë e keqe, peshë i ngelet pas
E tjetrit i mbetet peshë haku pa shkas
Dikujt fjalë e mirë si çezmja që rrjedhë
Tjetrit ofshama rëndesë, e faqja e zezë

E ti njeri i mirë jeto kokën lart plot nur
I ligu të mirin, s’e tërheq poshtë kurrë
E ti njeri ziu, vazhdo jeto n’skëterrë
I pastër erdhe n’jetë do ikësh pa nderë

Autor: Islam Morina (Gusht 2022)