Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu është thënë gjeneralëve serbë në takimin e Rudarës, në ditën kur u bisedua lidhur me tensionet në veri pas vendimeve të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente.
Ai ka thënë se në rast invadimi nga Ushtria e Serbisë në territorin e Kosovës, do të ketë reagim të menjëhershëm nga ushtria amerikane dhe se Serbia pas kësaj nuk do të ketë kurrë më ushtri, shkruan Gazeta Infokus.
“Nëse e keni fjalën për situatën në veri, atë natë në Rudare është bërë shumë e qartë nga oficerët e NATO-s të cilët kanë qenë prezent në bisedë aty me gjeneral shtabin e Serbisë, të cilët kanë qenë të lidhur direkt me Vuçiqin, me kriminelin e luftës Aleksandër Vuçiq, i cili është president sot në një shtet fqinj dhe na bën shumë probleme. E kanë bërë të qartë se nëse Ushtria e Serbisë, vetëm niset dhe e shkelë territorin e Kosovës, atëherë nga Aviano nisen 40 aeroplanë F16C të ushtrisë amerikane, njëkohësisht edhe 20 aeroplanë Euro Fighter të ushtrisë italiane, nga një bazë tjetër 40 aeroplanë tjerë F35A amerikanë, do me thënë 100. Kjo është bërë e qartë se në rast se territori i Republikës së Kosovës këto forca janë forca të reagimit të parë, por jo s’është e tëra, Brigada e Parashutistëve 82-të të ushtrisë amerikane, brenda 1 orë e 15 minuta zbarkon në vendngjarje, Brigada e Parashutistëve nga Foggia italiane zbarkon njëjtë, Brigada e Motorizuar nga Bari, i duhen diku deri në 7 a 8 orë me mbërri në vendngjarje. Do me thënë këto forca brenda dy ore, e kam fjalën për forcat e aviacionit e shkatërrojnë ushtrinë serbe, këto të tjerat e mbizotërojnë dhe e përfundojnë. Do me thanë në atë moment kur vendos në çmenduri dikush nga Serbia të urdhëroi të niset ushtria serbe dhe ta invadoi Kosovën ai duhet ta dijë që kurrë më Serbia ushtri s’do të ketë”, ka thënë eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak me Islam Morinën./Gazeta Infokus/