Myrtë Zeneli tash e 23 vjet në përjetësi

08:38 / 21 May 2021

Zona Operative e UÇK-së në Dukagjin, kishte në radhët e saj trima të pa epur e të pashoq si Myrtë Zeneli i Jabllanicës.

Kanë kaluar 23 vjet nga dita kur u përjetësua luftëtari i paepur Myrtë Zeneli, por emri e name i tij, do të jetojnë në kujtesën e vegjëlisë sa vet përjetësia.

Ishte Myrtë Zeneli, ai që me vëllezërit e tij të armës, 23 vjet më parë i dhanë një nga goditjet më të fuqishme ushtrisë dhe paramilitarëve serb në Dukagjin. Ua bënë me dije barbarëve të Karpateve, se toka e shqiptarit nuk e duron thundrën e robërisë, ajo duron vetëm këmbën e vegjëlisë së saj dhe mikut i jep mirëseardhje, kurse armikut asgjë më shumë se veç barotit nga huta e martina.

Më 21 maj 1998, në përballje me forcat çetnike serbe që po tentonin të ushtronin gjenocid mbi popullin e pafajshëm shqiptar, ra në fushë të nderit Myrtë Zeneli, emrin e të cilit e mori dhe barti me krenari e nderë, Brigada 132 e Zonës Operative të Dukagjinit, e komanduar nga komandanti Ramush Haradinaj.

Shekujt do të vijnë e shkojnë, por Dëshmori i Kombit Myrtë Zeneli, do të mbetet i ri dhe i paharruar nga vegjëlia për të cilën u sakrifikua. Liria u pagua shtrenjtë me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të kombit, por aty ku ranë ata, mbijnë e rriten të lira Lulëkuqet e Kosovës.

Myrtë Zeneli të qoftë e lehtë mbi varr lëndina!