Nanë moj
(Kushtuar nanës heroinë të UÇK-së Aze Brahimaj)
Nanë moj ty kur të vranë
Zemra e syri seç mu thanë
Mbeta vetëm n’istikame
T’përballoj stuhi, murlan
Nanë moj ty kur të vranë
Djemtë e luftës kisha pranë
Nuk më lan të mërzitem
Se të kishin dhe ata nanë
Nanë moj ma bëj hallall
Në t’korita për së gjallë
Jam dhe sot biri yt
Kurr nuk ipem gjër në varr
Nanë moj më prit n’botë tjetër
Do t’takohemi me patjetër
Do bashkohemi si që moti
Bashkë me shokë nga kohë e vjetër
Nanë moj kujdes për shokët
Si kujdese përmbi tokë
Jemi bashk në të dy botët
Në syrin tim s’kanë vend lotët
(Autor: Islam Morina, 23 dhjetor 2017)