Në mend a të bie

14:59 / 14 August 2021

Në mend a të bie

Nuk e di në mend a të bie
Ndonjëherë a më kujton
Por ti në zemrën time
Përjetë brenda rron

Kanë kaluar tash sa vite
E larg ne kemi mbetë
Zemra ime dita përditë
S’të harron kurrë përjetë

Do doja tash ta dija
Kur të biesh në gjumë
Ndërmend unë a të bie
Se të deshta vëtetë shumë

Vallë sa ke ndryshuar
Shpesh e pyes veten
Athua si ke kaluar
Si po e merr jetën

Shpesh ti kujtoj buzët
Syrin tënd plotë jetë
E zemrën që rrihte fort
Kur më the të dua përjetë

Shumë kohë kanë kaluar
Por kurrë s’të harrova
Në kujtimet më të bukura
Të gjeta e dashurova

Autor: Islam Morina (korrik 2019)