Në Prekaz

00:31 / 08 March 2022

Në Prekaz

Aty ku dheu është i njomur me gjak
Dhe uji me djersë lirie
Dielli ndizet me barot
Dhe vendi ka aromë burrërie

Në Prekazin e Ademit, e të Hamzës jetë plotë
Në mëmëdhenë e Mihalit, e Çerçizit me shokë
Ku liria ka peshë, e krenaria s’ka kufi
Në Prekazin Legjendar, ku ndjejmë pak liri

Autor: Islam Morina (PREKAZ, 6 mars 2018)