Në vend të elegjisë
Liria erdhi me shumë varre
Dhimbje plot e lotë në sy
Krenari e ballit të vrarë
Miku im që solle liri
Kisha menduar bashkë t’festojmë
Me këngë e valle dhe poezi
Nuk degjoja zërin që kumbon
Moj Shqypni e mjera Shqypni
Më thanë se re aty te përroi
Ujite lëndinën me gjak ti
Poezinë që gjithnjë recitove
Na e le kujtim në përjetësi
Zëri yt gjithmonë Jeton
Ndihet shkrepave ku re ti
Je ndërgjegjja e unit tim
Ti miku im që solle liri
Autor: Islam Morina (prill 2021)