Nëse sonte

01:26 / 07 December 2022

Nëse sonte

Nëse sonte vdes, ti a do të më tregoje
Cilën të fundit fjalë do të ma thonje
Uratë a mallkim që po ik pa treguar
A një puthje, vdekjen për t’ma ëmbëlsuar

A do të më mbaje më gjatë në përqafim
Dashurinë ma falje, a e lije pengun tim
Sytë në mua i mbaje, a mbyllyr në lutje
Aty do rrinim a do iknim bashkë tutje

Do derdhje lotë, apo buzqeshje më falë
Ëmbël do flisje, a pëshpërisje me mallë
Do flisnim për lumturinë, apo përjetësinë
A do ma falje sonte, ti gjithë dashurinë

Trego çfarë do m’thoje, nëse sonte vdes
Zemra le të flasë, mbase gjër nesër pres

Autor: Islam Morina (Dhjetor 2022)