Fshati Bardhosh në kohën e sundimit serb njihej me emrin “Nëntë Jugoviqët”. Por kush ia vuri emrin në shqip këtij fshati të kryeqytetit në Kosovë?
Në emisionin N’Konak me Islam Morinën, prodhim i Gazetës Infokus, për herë të parë, Publicisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, i cili një kohë kishte qenë edhe ministër i Kulturës, rrëfen se ai ia dha emrin fshatit Bardhosh.
“Unë si nxënës i klasës së dytë të shkollës fillorë kam filluar ta ndjej edhe ta shpërfaqi atë mllefin tim edhe si fëmijëdhe thjesht edhe përmes recitaleve të ndryshme poezive, vjershave të ndryshme sepse si nxënës kam qenë mjaft i dalluar.Bile unë edhe sot nuk e harroj kurrë kur e kam recituar vjershën “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” në fshatin tim të lindjes në fshatin Arbnesh të Prishtinës. Atëherë ka qenë edhe njështëpi e kulturës ka pasë fshati Bardhosh tash, sepse unë ja kamë vu emrin Bardhosh” ka thënë Pllana N’Konak.
Ai ka treguar se si jo vetëm fshatit Bardhosh por edhe shumë fshatrave të tjerë pas luftës u kishin ndërruar emrat pasi ishin të emërtuar në serbisht e në çirilicë.
“Kurrë publike se kam bërë këtë fakt këtë informacion por pas ardhjes nga lufta në Kosovë, unë pata fatin të jem 6 muaj zv. Ministër i Kulturës pastaj edhe ministër I Kulturës në qeverinë e përkohshme tëKosovës dhe së bashku me shumë profesorë, publicist, historianë, dhe kuadro eminente të Republikës së Kosovës i bëmë ndërrimin e këtyre punimeve, emërtimeve që kanë qenë fund e krye cirilicë dhe kanë qenë emra që ua kanë vu serbët pas kolonizimit të Kosovës. Me serbët ardhacakë, të ardhur nëpër fshatra të Kosovës unë, nëntë Kugoviqit i kam ngjitë emrin Bardhosh dhe e mbajt me shëndet”, ka thënë ish ministri.
Ai po ashtu ka treguar edhe pse këtij fshati i la emrin Bardhosh. Për më shumë ngjarje të pa rrëfyera më parë ndiqni emisionin./Gazeta Infokus/