Ora e vatanit
Tri pushkë i dhanë zjarr territ të zi
Bini ju shqiptarë në luftë për liri
Prekazi atë natë sërish dha kushtrim
Mblidhuni rreth vatanit liria s’ka çmim
Flaka e baroti terrin ndiznin flakë
Këngë e Ademit vatanin zgjoi atë natë
Ademi e Hamza nuk kurr nuk apin dorëzim
Vegjëlisë i falin jetën mos të ketë robërim
Pushkë e Jasharëve jehoi nëpër male
Kushtrim i vegjelisë, për dasmën e madhe
Mëmëdhe e liri aty kanë fillim
Kënga nuk ndalej fillim e mbarim
Pushkë e këngë jehonin në kullën e lirisë
Mëmëdheut i ranë fli shqipet e vegjëlisë
Ata janë të gjallë në ball kombi i ka
Flamur i vegjelisë në zemër i mba
Si feniks ringjallen nga hiri i vet
Sa herë zë i vatanit për liri i thërret
Tri pushkë shqiptarie në Prekaz ruajnë lirinë
Roje i bëjnë vatanit, janë orë për Shqipërinë
Autori: Islam Morina (mars 2021)